Anëtari i kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni është takuar sot me kongresmenin Eliot Engel.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook vetë Hyseni, derisa i njëjti ka deklaruar se me Engel kanë trajtuar aspekte të veçanta të zhvillimeve në Kosovë dhe rajon.

“Takimi me Kongresistin Eliot Engel, kryetar i Komitetit për poiltikë të jashtme në Kongresin Amerikan sot ishte rast i mirë për të trajtuar aspekte të veçanta të zhvilimeve në Kosovë dhe rajon. Partneriteti strategjik dhe miqësia e veçantë me SHBA-të janë të shenjta dhe të pazëvendësueshme. Engel, si gjithmonë përkrahje e fuqishme e Kosovës”, ka shkruar ai.

Hyseni është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara si i dërguar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, derisa, dje ka pasur një takim edhe me të dërguarin amerikan në dialog, Richard Grenell.

Ai në publikimet që ka bërë në rrjete sociale nga takimet nuk ka bërë të ditur nëse i janë përmendur sanksionet amerikane ndaj Kosovës, si shenjë paknaqësie ndaj shtetit, që nuk e ka hequr ende tarifën për produktet serbe e boshnjake./GazetaExpress/

MUND TË JU PËLQEJNË