Era Istrefi u konsiderua si një nga senzacionet e muzikës botëorore. “Bon Bon”-i i saj, ndonëse ishte prodhim vendor, arriti që të shpërthente dhe të bëhej hit me përmasa ndërkombëtare, shkruan “Kosovarja”.

Dhe, kështu, Era u shndërrua në këngëtare me nam, e që gjithashtu lidhi kontratë me një nga kompanitë më prestigjioze në diskografinë e muzikës në botë.

Përkundër mbështetjes së kompanisë, Era më nuk e jetoj suksesin e jashtëzakonshëm të “Bon Bon”-it, e as nuk erdhi me diçka shumë origjinale.

Së fundi, këngëtarja bashkoj forcat me Eldhzey për këngën “Sayonara Detka”, por që duket se është një produksion i kopjuar kokë e këmbë nga reperi gjerman Bausa.

Era dhe Eldzhay e kanë kopjuar këngën “Ëas du liebe nennst” të Bausa, madje nuk është kopjuar vetëm ritmi, por edhe teksti.


MUND TË JU PËLQEJNË