Ish-kryesuesja e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri, me anë të një postimi të sajën në facebook ka shkruar se si derisa ka qenë në krye të negociatave me Serbinë, sa herë që është tentuar të flitet për ndryshimin e kufinjëve, ajo ka qenë kundër dhe se ia ka bërë me dije serbëve se toka shqiptare janë deri në Nish, dhe se për ta dëshmuar një gjë të tillë i kanë edhe tapijat.

Ja postimi i plotë i Tahirit:

Edita Tahiri: Për shtatë vjet sa e kam udhëqur unë dialogun e Brukselit nuk kam lejuar ansjëherë hapjen e temës se kufijve. Kur pala serbe ka provuar ta permend këtë cështje nëpër korridiore, ua kam thënë se tokat shqiptare janë deri ne Nish dhe për këtë i kemi tapijat….dje në Konference edhe njëherë ua bëra me dije pjesëmarrësve dhe mediave këtë qëndrim të prere timin në mbroijtje të shtetit dhe kufijve të Kosovës.

MUND TË JU PËLQEJNË