Një ndër viktimat në Thumanë nga tërmeti i javës së kaluar (26 nëntor), ishte edhe e fejuara e djalit të madh të kryeministrit Rama, Gregorit.

Lajmin për vdekjen e të fejuarës së tij e konfirmoi vetë Gregor Rama përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij zyrtare, Instagram.

Së fundmi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për herë të parë në emisionin Porta a Porta në televizionin Rai Uno për Kristi Reçin, të fejuarën e djalit të tij Greg Rama, e cila bashkë me familjen e saj humbën jetën nga tërmeti tragjik.

Derisa u ngushëllua nga gazetari Bruno Vespa për këtë humbje, Rama tha se nuk ka dashur të flasë për këtë gjë sepse tërmeti nuk ka prekur vetëm atë dhe familjen e tij por të gjithë vendin.

“Po, është e vërtetë. Por, më lejoni të them që, duke u gjendur në këtë situatë të veçantë dhe ky detyrim i lartë për të qenë kryeministër i një vendi që kaloi këtë tragjedi, nuk kam dashur të flas për këtë sepse kjo nuk është diçka që ka të bëjë me mua me familjen tonë, por është diçka që ka të bëjë me të gjithë ne.

Kjo thjesht e shtoi atë detyrimin tim të brendshëm për të bërë gjithçka sepse unë nuk gjej dallim mes atyre që kanë humbur jetën”, ka thënë mes të tjerash Rama.

Kristi Reçi, studente në Fakultetin e Mjekësisë, ndërroi jetë bashkë me familjen e saj pas tërmetit të 26 nëntorit. Nga rrënojat e pallatit ku ata jetonin u nxorën të pajetë babai i saj Eduard Reçi, nëna Dolora Reçi dhe vëllai Klaus Reçi.

MUND TË JU PËLQEJNË