Publicisti Veton Surroi ka reaguar ndaj skandalit që shkaktoi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina.

Surroi në një shënim në profilin e tij në Facebook tha se “edhe turpi u largua mbrëmë dhe kërkoi azil”.

Ai ka këtë gjendje e ka quajtur Padrejtësia Drejtuese e Kosovës.

Shënimi i plotë i Surroit:

Edhe Turpi u largua mbrëmë e kërkoi azil.

Mbetëm vetëm Ne dhe Ata.

Ata me fotografi në dorë,

Ne me llahtar.

Padrejtësia Drejtuese e Kosovës.Ndryshe, para pak çastesh edhe deputetja e PDK-së, Flora Brovina e ka pranuar se ka qenë e falsifikut fotoja.

“Fotografia me gjasë është e falsifikuar. Ju kërkoj falje të gjithëve, sidomos grave të dhunuara. Mua ma kanë dorëzuar foton diku në vitin 2003 në një zarf.

Nuk më ka shku mendja me verifiku sepse e kam nga 2003. Personi që ma ka dhënë është aktivist për të drejtat e njeriut ”, tha ajo.

MUND TË JU PËLQEJNË