Të gjithë qytetarët në Republikën e Shqipërisë të cilëve i ka skaduar karta e identitetit, do të kenë mundësi të votojnë ditën e sotme pasi mjeti i tyre i identifikimit do vijoë të jetë i vlefshëm deri në fund të këtij viti.

Kartat e identitetit të cilat kanë skaduar këtë vit do të jenë të vlefshme deri në fund të dhjetorit të këtij viti.

Për të ulur fluksin e qytetarëve të cilët aplikojnë për letërnjoftime elektronike, në janar të këtij viti u vendos zgjatja e afatit të vlefshmërisë për të gjitha kartat që skadojnë në 2019. Afati i tyre do të zgjatet deri më 31 dhjetor 2019.

Pra të gjithë qytetarët në Republikën e Shqipërisë të cilëve i ka skaduar karta e identitetit, do të kenë mundësi të votojnë ditën e sotme pasi mjeti i tyre i identifikimit do vijoë të jetë i vlefshëm deri në fund të këtij viti.

MUND TË JU PËLQEJNË