Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës ku u morr vendimi të shkojnë në rinumërim edhe 530 vendvotime.

Koordinatori i Qendrës të Numërimit dhe Rezultateve (QNR) Burim Ahmeti, tha se rinumërimi duhet të ndodh sepse ka mospërputhje të votave të kandidatëve për deputet me subjektet politike.

“Rreth 13 mijë e 491 vota sa kanë ardhur me postë, nga to janë 13 mijë e 241 vota të vlefshme”, tregoi Ahmeti.

“Gjatë procesimit të rezultateve një numër i madh i vendvotimeve nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta, të gjithë formularët e rezultateve i nënshtrohen procesimit të dyfishtë që kalojnë në mënyrë të rregullt, ndërsa to që nuk mundet të kalojnë në procesim të rregullt shkojnë në auditim të formularëve”, tha ai.

“Kemi një numër të madh të vendvotimeve nuk mund të procesohen me rregull, 314 vendvotime sipas vendimit të KQZ-së u dërguan në rinumërim, mirëpo nga auditimi 149 vendvotime që janë të natyrës së njëjtë, sugjerimi është që gjitha këto që janë në listë të rinumërohen në bazë të vendimit paraprak të KQZ-së”, tha Ahmeti.

“59 vendvotime ku kandidati ka më shumë vota se subjekti, sugjerimi është që këto vendvotime të numërohen, ndërsa në disa tjera gjithë kandidatët brenda subjektit kanë më shumë vota se sa subjekti”, tha ai

“530 vendvotime që duhet të rinumërohen dhe për këtë nevojitet edhe vendimi i KQZ-së”, tha Ahmeti,

Kandidati i KQZ-së nga VV, Adnan Rrustemi, kërkoi që të shtohet dinamika e rinumërimit dhe të mos jetë barra vetëm tek kryesuesi i QNR-së, por të shtohen kapacitetet.

“Në secilën palë të zgjedhjeve fatkeqësisht po an u duhet të shkojmë në rinumërim, kjo është si papërgjegjësi e komisionerëve apo edhe cilësia jo e mirë e trajnimit të komisionerëve”, tha Rrustemi.

“Si KQZ do dërgojmë në Prokurori për gjitha rastet që nuk janë përputhur votat e kandidatëve me ato të subjektit politik”, tha ai.

MUND TË JU PËLQEJNË