Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, në emisionin e njohur “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, befasoi me një deklaratë, shkruan Kosovarja.

Porblemet e tij me policinë shqiptare dhe më gjerë, nuk janë tashmë të rralla për artistin, e po kaq të zakonshme janë bërë për të gjithë ndjekësit e tij.

Ai i pyetur lidhur me këto probleme, befasoi me përgjigjen se ka kaluar kufirin e Malit të Zi me paspaortë të mikut të tij.

“Po kam pasur pasaportë tjetër në doganë, kam kaluar në Mal të Zi me pasaportë tjetër”, është shprehur reperi.

Duket paksa e çuditshme, derisa përballja e Stresit me njësitet policore është bërë rutinë, e një gjë e tillë të ketë kaluar pa u vënë re aspak.

/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË