Çaji ose lëngu i qepës përgatitet nga lëkurat dhe qepës. Shtresa e jashtme e saj është shumë e pasur me një pigment të njohur si kuercetinë

Ky pigment mban rrugët e gjakut të pastra, ul tensionin e lartë dhe trajton pagjumësinë. Lëkurat e qepëve janë gjithashtu të pasura me antioksidantë dhe në vlera kundër kancerit dhe mykut

Kuercetina që gjendet tek lëkurat e qepëve shkatërron radikalet e lira. Studimet kanë treguar se ekstraktet e qepës parandalojnë shpërndarjen masive të qelizave kancerogjene. Lëkurat e qepëve janë të pasura me fibër që pastron zorrën e trashë. Fibra eliminon toksinat e akumuluara në zorrë dhe parandalon formimin e qelizave kancerogjene

Lëkura E Qepës Lufton Edhe Këto Sëmundje:

Diabeti i tipit 2

Sëmundjet kardiovaskulare

Sëmundjet e sistemit tretës

Mbipesha

SI Të Përgatisni Çajin E Qepës

AgroWeb.org ju udhuezoni të lani të gjithë qepën me ujë të bollshëm për të hequr pesticidet dhe papastërtitë

Qërojeni qepën dhe mbajeni lëkurën e hollë

Vendoseni në një kavanoz qelqi dhe sipër hidhni ujë të nxehtë

Mbajini qepën në ujë të nxehtë për 15 minuta

Më pas, kullojeni lëngun dhe pijeni përpara se të bini për të fjetur

Përdorime Të Tjera Të Çajit Të Qepës

Një mënyrë tjetër kërkon që qepët t’i zieni bashkë me lëkurën

Mjafton të prini pesë feta të holla me xhenxhefil dhe t’i zieni bashkë me qepët me gjithë lëkurë, të shtoni një majë luge kripë dhe dy lugë çaji me çaj jeshil

Ky kombinim është shumë efikas kundër të ftohurës dhe shkurton kohëzgjatjen e tij

Kujdes

Çaji i qepës nuk është i rekomandueshëm për gratë shtatzënë dhe ato lehonë

MUND TË JU PËLQEJNË