Këngëtarja e popullarizuar Shyhrete Behluli ka dekada të tëra që i ka sjellë publikut këngë e hite të bukura sipas preferencave të tyre.

Shyhrete Behluli njihet edhe si një këngëtare që ka një familje të madhe, fëmijët e të cilës shpesh na bien në sy në faqet rozë, sidomos vajzat dhe reja e saj, shkruan “Kosovarja”.

Kur bëhet fjalë për vajzat e Shyhretes publiku tani i njeh që të tria Njomzen, Engjëllushen dhe më të voglën Gresën.

Të tria marrin çdo herë vëmendje duke u përcjellë mjaft shumë edhe lëvizjet e tyre të cilat menjëerhë shndërrohen në lajm.

Njomza vajza e madhe është e martuar dhe ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

Vajza e madhe e saj veç ka filluar të njihet, bëhet fjalë për Elirën.

Së fundi, tezet e saj sjellin foton më të bukur me mbesën e tyre më të ëmbël./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË