Durim Limaj ka nisur dalë nga dalë, por me hapa të sigurtë të bëhet një nga fytyrat e njohura të skenës politike dhe jetës publike në përgjithësi.

Ai, ka një CV të pasur, pasi edhe ka studiuar në SHBA. Pra, është kuadër i ardhur nga jashtë dhe që ka gjithë mundësinë dhe potencialin për ta bërë më të mirën për këtë vend.

Durim Limaj, i biri i të parit të “Nismes”, Fatmir Limaj, që është edhe një ndër lidërët më të fuqishëm në vend, aktualisht është shef kabineti në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, shkruan “Kosovarja”.

Durimi, nuk i harron asesi shokët e babait. Ai, ka shkuar për ta përcjell në Hagë Jakup Krasniqin, që shkoj me ftesë të Gjykatës Spciale.

Ftesat e fundit tronditen opinionin në Kosovë, e populli ka lutjen e madhe që të ftuarit të dëshmojnë pafajsinë dhe pastërtinë e luftës çlirimtare.

Bashkë me Durimin në foto shihet edhe Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e “Nismes për Kosovën”, Bilall Sherifi.

MUND TË JU PËLQEJNË