Në këto ditë të nxehta të korrikut, bukuroshja e njohur kosovare, Diellza Kolgeci gjendet në pushime.

Ajo së bashku me personin e zemrës,Fisnik Rugovën dhe bukuroshen e tyre, Helena Rela Rugovën po pushojnë në Ulqin.

Nga pushimet, modelja dhe aktorja e njohur po publikon imazhe të shumta në rrjete sociale, nga pushimet mbresëlënëse që po i kalon këtë vit së bashku edhe me vajzën e saj.

Sot, Diellza për miqtë e shumtë në facebook publikoi disa imazhe të bukura nga pushimet, në të cilat shihen personat e saj të zemrës.

Kujtojmë që Diellza Kolgeci dhe basketbollisti Fisnik Rugova në muajin prill janë bërë prindër për herë të parë të vajzës, që e kanë pagëzuar me emrin Helena Rela Rugova.

MUND TË JU PËLQEJNË