Andi Krasniqi tani emër i mediatizuar, i njohur, dhe shumë i kërkuar.

Ai tani po njihet si të gjithë fëmijët e këngëtarëve të tjerë, të cilën për njërën apo tjetrën arsye janë bërë pjesë e mediave rozë, shkruan Kosovarja.

Për djalin e këngëtarit të mirënjohur nuk janë vetëm lukset, jeta e shtrenjtë dhe shëtitjet që po shkruhen e po përfliten për të.

Por, tani ka një arsye shumë të fortë se përse emri i tij të shtypet, e ajo është e fejuara e tij, e cila ka bërë që të dy të ndjeken me plot interesim dhe kuriozitet.

Ata edhe pas fejesës së tyre ndjeken, e sidomos këto ditë kur po gjenden për ca ditë pushimi në Shëngjin.

Duke zgjedhur destinacionin më të frekuentuar dhe më të pëlqyer, dyshja kanë zgjedhur që të vijnë me disa fotografi shumë të bukura, duke bërë të kuptojmë se po shijojnë mjaft shumë kohën pranë njëri tjetrit me një lumturi të padiskutueshme. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË