Kur dikush qesh ndryshon humorin e të tjerëve.

Metro në vijim ju sjell disa arsye pse duhet të qeshim sa më shumë:

E qeshura është ‘ngjitëse’: Kur dikush qesh ndryshon humorin e të tjerëve dhe i bën gjërat më të bukura. Një njeri i qeshur mbart gëzim mbi vete.

Na bën të dukemi njerëz të suksesshëm: Njerëzit e qeshur duken më të sigurt dhe mbështeten më shumë nga të tjerët. Provoni të qeshni gjatë një mbledhje apo gjatë një takimi dhe njerëzit do të sillen me ju në mënyrë komplet ndryshe.

Na bën të dukemi tërheqës: Të gjithë ne tërhiqemi nga njerëzit e qeshur. Duam të njohim një njeri të qeshur dhe të kuptojmë përse ndihet kaq mirë.

E qeshura na bënë të ndihemi pozitivë: Provoni këtë test: qeshni dhe gjatë qeshjes mendoni ndonjë gjë negative pa pushuar se qeshuri, është shumë e vështirë! Kur qeshim trupi ynë i transmeton mendjes mesazhin se jeta është e bukur. Andaj, largoni depresionin, stresin dhe trishtimin me një buzëqeshje

Ndryshon humorin tonë: Kur të jeni të mërzitur provoni të qeshni. Ka shumë mundësi që humori juaj do të ndryshojë për më mirë. Të qeshësh mund të bëjë që trupi juaj ta ndihmojë mendjen të ndihet më mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË