Shkruan: Bekim Brestovci 

Muajt Korrik e Gusht, janë muajt kur Diaspora jonë merr rrugën për të kaluar pushimet në vendin e tyre të dashur të origjinës, në Kosovë.

Përtej remitencave të dërguara gjat tërë vitit, përtej investimeve të vazhdueshme në patundshmëri, diaspora jonë gjatë këtyre dy muajve i jep Kosovës pamjen e një vendi të vizituar e turistik.

Vizitat bukurive të shumta natyrore, qendrave turistike malore, objekteve kulturore,janë dukshëm më të theksuara se gjatë tërë vitit.

Ngritja e konsumit, frekventimi i objekteve të hotelerisë e gastronomisë, shpenzimi i derivateve, por edhe marrja e shërbimeve të ndryshme gjat këtyre dy muajve, i japin vendit një infuzion të madh ekonomik.

Por sa po përgaditet vendi për ta përballu këtë fluks të madh njerëzish gjatë këtyre dy muajve?

Besoj që këtu mbetet ende shumë për tu dëshiru.

Nivelet komunale por dhe ato qëndrore duhet ti ngrisin kapcitetet e tyre për ofrim shërbimesh, duke fillu që nga hyrja në kufi, ashtu siq i ngrisin kapacitetet shtetet që kan turizëm të zhvilluar gjat sezonit të verës.

Në aspektin e ofrimshërbimeve Diaspora duhet të shihet njësoj siq shihet një turist në një vend turistik.

B.B 11.07.2019

 

MUND TË JU PËLQEJNË