Sipas lajmeve në mediumet e sotme, del se Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, e fajëson Bashkimin Evropian për mos heqjen e vizave. Sipas saj, Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha obligimet dhe detyrat e kërkuara, shkruan “Kosovarja”.

Zonja ministre, po t’i kishit përmbushur të gjitha obligimet dhe detyrat e parashtruara nga Bashkësia Evropiane, ato viza, për të cilat ti e kolegët e tu qe sa vjet na mashtroni, duke premtuar se do hiqen këtë muaj, këtë vit, në fillim të vitit, para festave, do të ishin hequr që moti.

Mirëpo, shkuan muaj e muaj, madje edhe vite e vite dhe ju tash e gjeni fajtorin pse populli ynë ende lëngon nga mos heqja e vizave…

Sot thoni se e keni gjetur fajtorin, e nesër?

Sigurisht, do thoni: Në vjeshtë do udhëtojmë pa viza.

E, në vjeshtë do premtoni se ato do të “hiqen” me Vitin e Ri!

Me rëndësi është se ju, politikanët, i keni vizat, ashtu si i kanë edhe anëtarët e familjes suaj.

Pra, pavarësisht këtij dështimi, shumica e deputetëve dhe e ministrave të Kosovës, e kanë zgjidhur çështjen e lëvizjes së lirë në Zonën Schengen, duke u pajisur me pasaporta të Shqipërisë ose të shteteve të Bashkimit Evropian!

E, qytetarët le t’i mbanë shpresa e premtimeve të politikanëve…

Po, edhe kjo, një ditë do të ndodhë.
Do të ndodhë kur Kosova do të mbetët në pleq, në fëmijë dhe, natyrisht, në politikanët tanë!

Ju kujtojmë se ministrja Hoxha ditë më parë ka kërkuar të ndërrohet tepihu i korridorit të kabinetit të saj, i cili do të kushtojë 1 mijë euro.

Pa dyshim, do jetë tepih i kuq dhe të ngjasojë në tepihë të sfilatave, ku edhe defilojnë modelet.

E, ministra jonë, a nuk ngjason në modele, a? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË