Gjyste Vulaj është ndër këngëtaret më të zëshmet dhe më të angazhuarat në trojet shqiptare.

Këngëtarja ulqinake ia ka arritur në secilin vend të lërë mbresa të mira për të, dhe të kërkohet edhe nga më i vogli, shkruan Kosovarja.

 

Ndonëse njihet për vokalin e jashtëzakonshem dhe që ia thotë muzikës live pa iu trembur, asaj iu është imponuar të fokusohet më shumë nga mbrëmjet e ahengjet familjare.

Kurse, sa i përket projekteve e realizimeve të këngëve më të shpeshta, kemi shumë rrallë nga ajo, kjo si shkas i kohës jo së  mjaftueshme që ka.

Gjystja, shpesh është prononcuar dhe nëpër intervista të shumta që i del fare pak kohë të shpenzojë kohë me familjen e saj.

Por, kur gjendet në ndonjë aventurë udhëtimesh me të nuk dëgjon për asgjë, ashtu sikur këtë herë që iu kanë mbyllur sytë për të gjitha.

Kjo pasi që gjendet në një pushim në Turqi, së bashku me bashkëshortin e saj Sokolin.

Nga atje, çifti simpatik kanë shpërndarë disa fotografi, madje atë jo çfarëdo, por duke shkëmbyer puthje e momente romantike me njëri tjetrin.

E,këtë moment të tyre duket se jo çdo kush po e pëlqen, pasi ka nga ata që vuajnë për këngëtaren dhe nuk hezitojnë fare ta shprehin publikisht, e një rast të tillë ia shpalosim në vazhdim. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË