Deputetja Rudina Hajdari ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, momente nga karantinë. Në një video të publikuar në Facebook, Hajdari tha se e ka shumë të vështirë kur shikon të bijën e saj të izoluar prej dy javësh por që duhet bërë kjo gjë. Hajdari shtoi më tej se edhe ndezja e televizorit i shkakton frikë dhe ankth.

“Sot do të flas për një shqetësim që më përket mua dhe për çdo prind tjetër që ka fëmijë të vegjël dhe mendoj se duhet të jemi të hapur me njëri-tjetrin dhe të kuptojmë që të gjithë po përjetojmë shqetësime të ndryshme.

Është e rëndësishme besoj që të rujamë qetësinë dhe të kujdesemi për veten. Ndezja e televizorit shkakton ankth dhe frikë.

E gjithë kjo do të kalojë, edhe për mua është e vështirë si prind që të shikoj vajzën time që të qëndrojë e mbyllur për më shumë se dy javë në shtëpi, që nuk mundet të shkojë në kopësht apo të luajë tek lodrat.

Unë mundohem që çdo ditë brenda kushteve që kemi ta aktivizoj në mënyrë që zhvillimi i saj të mos ndërpritet.

Unë e kuptoj që Sihana ka nevojë që të luajë me shokët e saj dhe të shkojë në kopësht por që më e rëndësishme është që ajo të qëndrojë e shëndetshme dhe të mos sëmuret nga virusi.

Unë tashmë mendoj çdo ditë se çfarë impakti do të ketë tek mendja e saj kjo eksperiencë.

Ajo e di tashmë që nuk mund të dalë jashtë dhe të takojë njerëz sepse ja them çdo ditë. Unë shpresoj për më të mirën por e di që për Sihanën është e vështirë që të qëndrojë në shtëpi dhe për mua si prind.

Kështu që arsyeja që po e ndaj sot këtë me ju është se të gjithë po kalojmë shqetësime të ndryshme dhe kjo gjë nuk na ndan nga njëri-tjetri.

Duhet të ndërgjegjësohemi duke menduar se ky virus mund të ketë përmasa të mëdha. Faleminderit shumë që më ndoqët.

Do t’ju mbaj të informuar për çdo gjë, uroj që t’ja kaloni sa më mirë dhe që kjo situatë të kalojë sa më shpejt,”- shprehet Hajdari në video.

https://www.facebook.com/rudinahajdari/videos/507318440220913/

 

MUND TË JU PËLQEJNË