DARD tashmë është emër i njohur për publikun, pasi kënga “La Vida Loca”, në bashkëpunim me Cekon, goditi tregun muzikor evropian, shkruan “Kosovarja”.

Teksti dhe muzika senzacionale, bënë që DARD me të shpejtë të renditet mes artistëve më të komentuar. Kënga vazhdon të dëgjohet dhe të tërheq vëmendjen, sidomos të atyre që e duan repin e pastër.

Rep artisti shqiptar tashmë po rikthehet me një hit tjetër që mbanë titullin “Illegales Business”, projekt ky që vije nën logon e shtëpisë diskografike “LoyalMusic”, që e mbështet artistikisht këngëtarin tashmë të njohur dhe produktiv.

“Illegals Business” është punuar nga ZHBEATS dhe premieren do ta ketë me datë 15 të këtij muaji.

Fansat e DARD në rrjete sociale duken të jenë shumë kurioz rreth hitit të ri, që po e presin me padurim.

MUND TË JU PËLQEJNË