Kemi hyrë në muajt e fundvitit, gjatë të cilave priten shumë surpriza nga fytyrat publike.

Të gjithë po i shohim të angazhuar duke sjellë projekte e realizime të këngëve, vetëm për publikun që të kënaqen me tingujt muzikor për festat e fundvitit, shkruan Kosovarja.

Për këtë po kujdeset edhe këngëtarja e mirënjohur Afërdita Demaku, e cila njihet për këngë të qëlluara e hite afatgjate.

Ajo për këtë kohë ka sjellë një tallave, vetëm për fansat e saj besnikë që e rrethojnë ndër vite me mbështetje e dashuri.

Dëgjojeni dhe shikojeni edhe ju sa bukur ia thotë tallavasë, e që zëri i saj nuk la vend për asnjë fjalë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË