Pak ditë më parë u paralajmërua se Dardan Misini i njohur si Dard, po lanson projektin me titull “La vida Loca”, këngën që po vjen për të bërë diferencen në tregun e muzikës gjithëandej.

“La vida Loca”, vjen me tekst të shkruar nga vetë Dard, beat dhe master nga ZHBEATS dhe video nga “Loyal Music”, ndërkohë që ylli i ri i muzikës shfaqet në bashkëpunim me CEKO.

Të kujtojmë që Dard ka një kontratë me “Loyal Music” në Cyrih. Kompania që i qëndron prapa, e ka sjell artistin në një formë të shkëlqyer. Projekti duket dhe tingëllon i përmasave botërore.

Të kujtojmë që Dard jeton në Cyrih të Zvicres dhe pasioni i tij i madh është muzika. Ai, nisi të luaj muzikë si DJ qysh në moshën 14 vjeç. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË