Quhet Dardan Misini është 27 vjeçar dhe është gati për ta goditur me hite tregun e muzikës shqiptare dhe jo vetëm.

Jeton në Cyrih të Zvicres dhe pasioni i tij i madh është muzika. Ai, nisi të luaj muzikë si DJ qysh në moshën 14 vjeç.

Modern, avangard dhe krejt ndryshe, ky është Dardan Misini, që në muzikë do të njihet si Dard.

Dard, tashmë ka një kontratë me “Loyal Music” në Cyrih. Kompania që i qëndron prapa, do ta sjell artistin në një formë të shkëlqyer në aspektin profesional muzikor dhe atë vizual.

Siç mësojmë, Dard, së shpejti i bashkohet skenës me këngën me titull “La vida Loca”, me tekst të shkruar nga vetë ai, beat dhe master nga ZHBEATS dhe video nga “Loyal Music”. Ylli i ri i muzikës vjen në bashkëpunim me CEKO.

Priteni hitin…

MUND TË JU PËLQEJNË