Mbrëmë ka ndodhur një aksident tragjik në fshatin Celinë të Rahoveci.

Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident në fshatin Celinë të Rahovecit ku u përfshin dy vetura.

Drejtori i Policisë së Gjakovës, Ahmeti Hasi, ka thënë për lajmi.net, se deri më tani akoma nuk është arritur që të bëhet identifikimi i viktimës për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Sipas Hasit, dy nga katër të lënduarit janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës.Kurse në medie janë publikuar edhe disa fotografi nga ky aksident.

MUND TË JU PËLQEJNË