Personat që i kanë mbijetuar sulmit në tru kanë dy herë më shumë gjasë që të zhvillojnë çrregullime mendore, ka treguar një studim i ri.

Të dhënat nga 3.2 milionë persona, sugjerojnë se dëmi që shkaktohet nga një sulm ka ndikim serioz në rritjen e nivelit të rrezikut për çrregullime mendore.

Ekspertët për një kohë të gjatë kanë dyshuar se kanë një lidhje të tillë, ngaqë rreziku për sulm në tru dhe çrregullime mendore është më i lartë kur rritet tensioni i gjakut dhe ekzistojnë problemet kardiovaskulare.

Ndërsa studimi i ri i realizuar nga Universiteti Exeter ka treguar se edhe kur merren parasysh problemet me tensionin e gjakut, diabetin dhe sëmundjen kardiovaskulare, në qoftë se prekeni nga sulmi në tru gjasat për çrregullime mendore rriten dukshëm.

MUND TË JU PËLQEJNË