Me rolin e saj karakteristik në serialin “O sa mire”, Arjola Demiri u njoh më tepër për publikun shqiptar, nga ku arriti gjithë këtë famë.

Suksesi i jashtëzakonshëm i “Xhbanes”, ia hapi asaj shumë rrugë, nga ku po shijon eksperienca të reja, shkruan “Kosovarja”.

Arjola dikur ka qenë “Miss Tropoja”, e që njihet si femër me karakter të fortë, tipike malësore, tashmë është bërë pjesë e shout më të madh humoristik, “Portokalli”, që jepet të dielave në “Top Channel”, e ku publiku po e pret mjaftë mirë.

Ajo po publikon vazhdimisht imazhe, video të ndryshme për ndjekësit e shumtë që ka në rrejtet sociale.

Së fundi vjen me një video qesharake ku bën gjeste të një adoleshente teksa ka prerë flokët. E krahas videos ajo ka shkruar: “Kush u çmend”./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË