Ka shumë konfuzion kur flitet për jetën private të motrave Ismaili.

Përherë ka një tis mjegulle, pasi Adelina, Zanfina e Ema, dinë mirë se si ta ruajnë privatësinë, kjo për shkak se e njohin mirë atë se si është të jesh person publik, andaj prej shumë kohës kanë krijuar ide të qarta mbi “masat mbrojtëse”, shkruan “Kosovarja”.

Ndonëse nuk është as këngëtare e as modele, zakonisht ka kuriozitet rreth jetës private të Emes, motrës së Adelines e Zanfines.

Bukuroshja tërheq shumë vëmendje dhe pak kohë më parë ajo u vu në foksu për shkak të martesës së saj, që nuk dihet nëse ka ndodhur ose jo realisht, shkruan “Kosovarja”.

Dihet që Ema Ismaili ka një lidhje të gjatë me një biznesmen të ri, që është rehat në krahët e tij, por nuk dihet nëse është martuar apo jo./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË