Vajza e Myftiut të Kosovës Naim Tërnava, Refiqe Tërnava, është sistemuar në dikasteret qeveritare. Ky lajm ngjalli mjaftë reagime.

Ndërkohë që ishte vetë Refiqe Tërnava ajo e cila përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook kishte bërë të ditur se ka filluar punën si këshilltare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Tërnava ka filluar me punë në njërën prej dikastereve që udhëhiqet nga Aleanca Kosova e Re, më gjegjësisht nga kreu i kësaj të fundit Behgjet Pacolli, shkuan “Kosovarja”.

Megjithëse Refiqja ende vazhdon të punoj, ajo nuk shihet duke marrë pjesë në ndonjë takim, me ndonjë prononcim publik ose diçka të tillë. Tërnava kishte deklaruar se nuk ka hyrë në politikë për nevoja personale, por që të jap kontributin e saj për vendin.

Ndryshe, cilësitë e saj profesionale janë lavdëruar mjaftë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË