Anëtarët e familjes Doci, sikur të kishin lindur për muzikë dhe të ia thonë të gjithë këndimit.

Ishte e para nga vajzat, Aida Doci, e cila befasoi me talentin e saj dhe i dhuroi estradës shumë interpretime e këngë të dëgjuara, shkruan Kosovarja.

Arriti të bëhet një emër i njohur dhe i kërkuar, duke u pëlqyer për interpretimet e saj të veçanta, por pa lënë prapa as motrat e saj.

Fjala është për Venesën dhe Argjendën të cilat edhe këto po prijnë me shumë projekte të adhuruara dhe duke fituar gjithnjë e më shumë vëmendje.

Tani, që të tri motrat po vazhdojnë rrugët e tyre duke korrur shumë suksese e duke qenë prezente në shumë mbrëmje, e lokale.

Ndonëse po i shohim bashkë shpesh në të njëjtin vend duke kënduar e kallur atmosferën atëherë edhe mbrëmja e kaluar i gjeti bashkë Aidën dhe Argjendën.

Të veshura me veshje elegante e të kuruara deri në detajin e fundit, motrat Doci po që shkëlqenin me pamjen dhe perfomancën e tyre. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË