Për shumë kohë i pamë bashkë duke bashkëpunuar në mënyrën më të denjë.

Sa e shihnim Shpëtimin duke udhëhequr emisionin e tij çdo javë me të ftuar të ndryshëm, sa Aidën herë pas here që ia thoshte këngës duke i zbavitur të ftuarit dhe publikun nën tingujt e muzikës së saj, shkruan Kosovarja.

Bashkëpunimet e dyshes shumë shpejt u shuan, dhe ishte Aida ajo e cila u largua dhe vazhdoi karrierën duke u gjendur e vetme në mbrëmje, lokale, por edhe duke ia dalë që të jetë e kërkuar dhe e ndjekur.

E shpëtimi si shpëtim, që nuk i ik asgjë, doli se këtë punë e ka menduar gjerë e gjatë duke vendosur që raportet me Aidën ti rregullojë e ti bëjë ashtu siç i kishin dikur, me vlerësim më shumë tani për të ëmblën këngëtare.

Kjo gjë u kuptua në momentin që publikoi një duet të përbashkët të tyre, që e kishin bërë para disa viteve, sikur të paralajmëroi se edhe ky do të bëhet këngëtar.

Tashmë, veç është mësuar të bëjë luhatje profesionesh, sa në aktrim në moderim, e tani edhe në këndim.

Luja Shpeto luja, ku do e gjuash grepin mbas këndimit, na trego aman. /Kosovarja/

Shpëtim Desku me Aida Doçin

Publiée par Albania Viral sur Mardi 16 avril 2019

MUND TË JU PËLQEJNË