Adriana Matoshi është ndër aktorët më të angazhuara e më të dashura në Kosovë. Roli i “Sases” në serialin “O sa mirë” e ka rikthyer në fenomen televiziv.

Ky rol, ndoshta është më i lehti për të, duke pasur parasysh se çka ka realizuar më herët, ama s’ka dyshim që “Sasa” është roli i saj më simpatik. Aktorja ka treguar në “Kosovare” se roli i saj më sfidues ka qenë ai tek filmi “Babai”.

“Secili rol është sfidues. Secili rol kërkon të japesh diçka nga vetja. Së fundi kam luajtur në filmin me titull “Babai” dhe roli im aty ka qenë delikat dhe emocional”.

Ndërkaq roli i saj më i dashu është ai i vajzës së vogël tek shfaqja me titull “Mësimi”. Ndryshe, Adriana njihet edhe si kolege shumë e mirë. Thotë se provat gjithmonë janë të bukura.

“Janë të bukura, të gjithë mundohemi të jemi një, të bashkuar, që të arrijmë më të miren. Por, edhe qeshim, bëjmë shaka e përleshemi. Kështu e ka kjo punë”, ka thënë ajo për “Kosovaren”.

MUND TË JU PËLQEJNË