Vlora Çitaku është ambasadorja e Kosovës, e cila funksionin e saj është duke e ushtruar në SHBA.

Pothuajse është një nga femrat më të dalluara dhe e vetmja, që po ia del shumë mirë veprimit të saj atje, falë punës dhe përkushtimit që ajo po shfaq çdo herë e më shumë.

Që e dashuron punën e saj jashtëzakonisht shumë, këtë na ka dëshmuar me qindra herë me aktivitet e saj.

 

 

Por ajo sot, ka shpalosur edhe një detaj tjetër, për të cilën thuajse nuk e kemi ditur asnjëherë, shkruan Kosovarja.

E këtë gjë, ajo ka vendosur të na tregojë, përmes një publikimi të saj në Instagram, imazhi i së cilës ishin disa nga kafshët, e që dashurinë që ka ndaj tyre, thuajse nuk nguroi ta shprehë aspak.

Ndër të tjera, Vlora me fjalë kishte shkruar me pak fjalë: “Duhet t’ia kujtojmë vetes më shpesh që këtë botë nuk e ndajmë vetëm me njeri tjerin si njerez. Planeti ynë është më i pasur, më i bukur për shkak të flores dhe faunes. Në mure të zyres sime kam vendosur disa fotografi nga fotografet tanë të talentuar që po bëjnë pune kolosale në ruajtjen dhe dokumentimin e kësaj pasurie. Bravo Wildlife photographers”.

 

Vërtetë që Vlora, jo vëtëm që është një simbol i bukurisë, por edhe i një gruaje të qytetëruar që duhet të jetë krenar e gjithë Kosova, për femrën që e pasqyron vendin tonë në mënyrën më të denjë.

MUND TË JU PËLQEJNË