Sot, në Kosovë do të ketë aktivitet të ndryshme ku disa prej tyre edhe janë bërë publike se për çfarë do të diskutohet.

Ngjarje më e rendësishme do të jetë seanca e Kuvendit të Kosovës, ku në rendin e ditës janë 49 pika dhe tryeza e Agim Bahtirit ku pritet të diskutohet ‘bashkimi’ i Mitrovicës, transmeton lajmi.net.

Ngjarjet:

10:00

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ditën informuese për Planin e Punës 2019-2020 të Divizionit për Edukim Joformal dhe Promovim në Departamentin të Rinisë. Merr pjesë dhe ministri Kujtim Gashi. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Demokraci Plus organizon konferencë për medie në lidhje me kontratat mbi vepër në institucionet publike, ushtruesit e detyrës dhe vendimmarrjen në nivel qendror. (Zyret e Demokraci Plus, rr. “Tirana”)

10:00

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thirrur një tryezë, me ç’rast do të iniciohen procedurat e peticionit për bashkimin e qytetit të Mitrovicës. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Mitrovicë)

10:00

Rrjeti rajonal i organizatave të shoqërisë civile “PointPulse” dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), organizojnë konferencën për fuqizimin e integritetit në Policinë e Kosovës, menaxhimin e burimeve njerëzore në Polici dhe rolin e Inspektoratit Policor në mbikëqyrjen e Policisë. (Qendra “Orion”, afër Kino ABC)

10:45

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në lidhje me KQZ-në. Flasin deputetët, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla. (Holli i Kuvendit të Kosovës)

11:00

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), organizojnë takimin e katërt koordinues të komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës lidhur me rolin mbikëqyrës të dialogut Kosovë-Serbi. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204)

11:00

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban takim me anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303)

11:00

Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon konferencën “Perspektiva gjinore në reformën zgjedhore”. (Qendra e Konferencave “Orion”)

13:00

Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e pesë seancave plenare. Në rend dite është dhe votimi në parim i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit)

13:00

Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën me temën “Kriza mjedisore në Kosovë”. Do të diskutohet për ndotjen e ajrit, sjelljen e institucioneve dhe masat që duhet marrë. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C405)

13:00

Mbahet ceremonia e përfundimit të projektit të rikonstruktimit të serrës në oborrin e Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë. Projekti është realizuar nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim përkrahur financiarisht nga Japan Tabacco International. (Shtëpia e të Moshuarve, Prishtinë)

14:00

Fondacioni “Mute”, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës mbajnë aktivitetin përmbyllës të projektit “Unë/ty, dashuri në paketë”. (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë)

16:00

Ministria e Integrimit, Dhurata Hoxha, organizon takimin e fundvitit me gazetarë. (Ndërtesa e Qeverisë)

17:00

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) organizon Kuvendin Vjetor të Punës. Në pjesën solemne, fjalë rasti mbajnë presidenti i KOK-ut, Besim Hasani; ministri i Sportit, Kujtim Gashi etj. (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë)

18:00

Instituti “Junus Emre” organizon ekspozitën e Klubit të Fotografisë, si dhe ndarja e çmimeve të fituesve të klubit. (“Albi Mall”, Prishtinë)

18:00

Mbahet ceremonia e promovimit të librit “Unë e përdhunuara…”, nga Ramize Murtezi-Shala. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë)

MUND TË JU PËLQEJNË