Këngëtari i njohur Butrint Imeri është një ndër fytyrat i cili në moshë të re ka arritur kulmin e sukseseve të shumta, shkruan “Kosovarja”.

Sot për këngëtarin është një ditë e zymtë, pasi që ka humbur gjyshin.

Lajmin e trishtë Butrinti e ka bërë të ditur në rrjetin e tij privat Instagram.

“U prehsh në paqe gjyshi im i dashur”, shkruan Butrinti përballë fotos që ka hedhur me gjyshin e tij të ndjerë.

Ai pranoi komente ngushëllimi nga familjarë, fansa e kolegë të shumtë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË