Është hera e dytë që i shohim më të bashkuar se kurrë, kështu duke sjellë edhe një bashkëpunim tjetër.

Janë këta dy këngëtarët nga Shqipëria, Bruno dhe Ariola Toska, të cilët edhe këtë vit u bashkuan për një projekt të ri, kështu duke garuar edhe në festivalin “Kënga Magjike”.

Kënga e radhës titullohet “Digjem”, ku kemi mundur ta shohim një përfomancë mjaft të bukur nga dyshja, në mesin e konkurrentëve të tjerë.

E mbrëmjen e kaluar, ka qenë Bruno ai i cili ka shpërndarë një fotografi me Ariolën, ku kishte shkruar me pak fjalë.

“Faleminderit për mbështetjen që na jepni gjithmonë. Shumë dashni nga unë dhe Artiola”, ishte mbishkrimi i imazhit.

Se, a do të fitojnë dyshja e mrekullueshme apo jo, na kanë mbetur, edhe shum pak ditë për ta kuptuar këtë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË