Është një nga ato këngëtare të cilën e njeh çdo moshë, shkruan Kosovarja për këngëtaren e njohur të muzikës popullore, Artiola Toska.

Këngët e saj i dëgjon i madh e i vogël, nën tingujt e zërit të vet melodioz.

Artiolën, të gjithë e njohin për këngët e saj, që krijojnë një atmosferë të hareshme. Të shumtë janë ata, që zërin e saj e duartrokasin në nëpër koncerte e nëpër dasma.

Artiola Toska, siç e epitetojnë, një “tironse” 48 karat, në repertorin e saj nuk ka vetëm këngë nga kjo trevë, por dhe këngë shkodrane, edhe këngë nga Shqipëria e Jugut, shkruan Kosovarja.

Ju kujtojmë, këngën e saj “Mirëmëngjesi dashni”, në bashkëpunim me FT Bruno, e cila u shpërblye në festivalin “Kënga magjike”, por edhe u mirëprit e u bë hit shumë i dëgjuar gjithandej.

Jo vetëm adhuruesit e saj, por edhe gjithë artdashësit presin dhe ndonjë këngë të re nga kjo këngëtare, e cila asnjëherë nuk u nda nga muzika e mirëfilltë shqiptare, këngët e të cilës janë të pashuara dhe kurrë të harruara edhe sot nëpër ahengje e dasma tona. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË