Besnik Qaka është këngëtar i njohur, që bashkë me grupin “NRG Band” kanë jetuar një kohë të artë e me shumë suksese, shkruan “Kosovarja”.

Ata vazhdojnë të jenë aktiv dhe të sjellin kohë pas kohe projekte të ndryshme muzikore, ndonëse jo aq shpesh sa dikur.

Besnik Qaka bashkë me grupin mbajnë shumë mbrëmje muzikore, ku arrijnë ta ndezin atmosferen në maksimum, shkruan “Kosovarja”.

E, tani, Besnik Qaka ka lajmëruar se bashkë me grupin i kanë hyrë edhe tregut të dasmave, madje një postim nga një dasëm, këngëtari e ka sponzorizuar që t’ia shohin sa më shumë njerëz.

Epo, paratë janë në dasma, apo jo? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË