Ekziston një keqkuptim sikur këto çrregullime janë pasojë e një mjedisi të keq intestinal.

Në ditët e sotme mendohet se mbipopullimi i mykut “Candida”, kërpudhave dhe baktereve jo të mira janë fajtore për hiperaktivitetin, mungesën e vëmendjes, impulsivitetin ose sjelljet antisociale te fëmijë, raporton “Telegrafi.com”.

Përmirësimi i florës intestinale do të përmirësojë shëndetin mendor dhe do të qetësojë simptomat e tyre. Kjo teori është thjesht një devijim nga ajo që po ndodh vërtet. Hiperaktiviteti dhe autizmi lindin kryesisht nga akumulimi i merkurit dhe aluminit në ventrikulin kryesor të trurit, atë që ndan dy hemisferat e trurit. Ju mund të mendoni se një intoksikim i tillë mund të jetë i pamundur në një moshë të re, por mos harroni se merkuri është një neurotoksinë që i shpëton vëmendjes së mjekëve.

Komunitetet mjekësore duhet të zgjohen sa më shpejt nga gjumi letargjik që u ka mbyllur sytë përballë këtij kontaminimi.

Hiperaktiviteti dhe autizmi nuk kanë lidhje me trashëgiminë gjenetike. T’ia hedhësh fajin ADN-së duket sikur fajëson fëmijën që vuan nga këto çrregullime, dhe kjo është e turpshme.

Nëse këto dy sëmundje shfaqen në familje, atëherë kjo ndodh për shkak të përçimit të merkurit nga njëri brez te tjetri dhe ekspozimit të familjes ndaj metaleve të rënda toksike.

MUND TË JU PËLQEJNË