Arta Bajrami është këngëtarja më e suksesshme, që ndër vite ka krijuar një bagazh të madh të krijimeve.

Artistja me shumë zë dhe vokal të jashtëzakonshëm, ka qenë ndër të parët në botën e artit që ka kënduar rep dhe ka kultivuar këtë zhanër, shkruan Kosovarja.

Me të dëgjuar nga artistët tanë duke kënduar në këtë fushë, kanë filluar të gjithë pas saj, në një farë mënyre duke e imituar dhe duke u munduar që secili të vijë më i veçantë se tjetri.

Tani për Artën kjo gjë ka mbaruar, pasi ka vite që nuk këndon më këngë të tilla, dhe tani së fundi iu ka përkushtuar totalisht muzikës popullore.

Por, kjo nuk do të thotë që ajo nuk ndjen mall për zhanrin që i ka sjell shumë suksese e publik të gjerë.

E gjithë kjo u vërejt në ditën e sotme, kur sjelli disa sekuenca të performancave të atëhershme kur këndonte si një rep – artiste me zë.

Vërtetë që i ka pasur shumë hije, apo jo.? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË