Sutjenat kanë ekzistuar qysh prej Greqisë së lashtë. Sot, thuajse secila femër mban sutjena dhe besojnë se ato sjellin shumë përfitime.

Por, ndoshta do t’ju duket befasi kur ju themi se mos përdorimi i sutjenave është më i mirë për shëndetin sesa ç’kemi menduar më parë, transmeton Telegrafi.

Qarkullimi i gjakut përmirësohet
Ne duam që në rroba të ndihemi komod, por sutjenat i kemi të ngushtuara. Dhe, nëse e mendoni mirë, e kuptoni se sutjenat janë vetëm një copë veshjeje të cilat jua shtrydhin indet e gjinjve.

E gjithë ajo shtrydhje apo ngushtim mund t’i shtrëngojë enët e gjakut dhe ta pengojë qarkullimin e gjakut.

Prandaj, mos veshja e sutjenave ndikon që gjaku të qarkullojë lirshëm dhe rrjedhimisht të keni gjinj më të shëndetshëm.

Do të flini më mirë
Shumë vajza e kanë zakon të veshin sutjena gjatë gjumit. Megjithatë, kjo shprehi është shumë e pashëndetshme.

Studimet tregojnë se përdorimi i sutjeave gjatë gjumit e pengon ritmin cirkadian dhe e dobëson kualitetin e gjumit.

Duke mos përdorur sutjena, gjinjtë do t’ju duken më të mëdhenj
Zakonisht femrat përdorin sutjena ‘push-up’ kur duan t’i shfaqin më shumë gjinjtë. Por, mënyra më e mirë që të keni gjinj të plotë e të dukshëm është duke mos përdorur fare sutjena.

Kjo për shkak se kur gjinjtë rrinë të lëshuar në mënyrë natyrale, ato i detyrojnë muskujt pektoral të funksionojnë kundër gravitetit.

Pra, megjithëse gjinjtë nuk do të rriten, muskujt do t’i bëjnë gjinjtë të duken më të plotë.

Shëndeti i përgjithshëm i gjinjve do t’ju përmirësohet

Shmangia e sutjenave gjithashtu ndihmon në përmirësimin e shëndetit të lëkurës dhe muskujve sepse me rritjen e qarkullimit të gjakut ngushtohet edhe toni i muskujve, ndërkaq djersa dhe ndyrësirat më nuk mbesin afër lëkurës nën materialet e sutjenave. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË