Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sot ka publikuar raportin e vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve PISA 2018.

Sipas këtij raporti, Kosova doli të jetë e treta nga fundi, ndërsa nuk u shënua aspak progres që nga rezultatet e publikuara të vitit 2016.

Ky rezultat i dobët ka prekur edhe mësimdhënësit kosovarë, madje Abudallah Blakçori, arsimtar në Podujevë, nuk ka ngurruar edhe t’i thurte disa vargje, kurse poezinë e ka titulluar “PISA”

Kjo është poezia:

PISA

Me brengë të madhe
Këtë poezi e nisa
Pas mosuksesit
Që e patëm në PISA

Suksesi i dobët
Sërish u përsërit
Se ishim kah fundi
Edhe këtë vit

Shkaqet numërohen
Por zgjidhje s’ka
Shkolla në fund pusi
Tash na ka ra

Nxënësit s’kanë faj
E duan shkencën e artin
Se një mal me libra
Mbi supe e bartin

Me tekste mësimi
Bëhen tenderë
Me “autorë” të njohur
Që s’kanë haber

Tekstet shkollore
I bëjnë t’paqarta
Askund Kosovën
S’e gjen në harta

Kjo s’është disfatë
Por një fletërrufe
Që na goditi
Të gjithëve ne…!

MUND TË JU PËLQEJNË