Bebe Rexha dy ditë më parë vizitoi Shqipërinë, ku takoi familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, si dhe zgjodhi dy prej tyre për t’u ndërtuar shtëpitë, shkruan GazetaBlic.

“Dje u ktheva nga një udhëtim dyditor në Shqipëri, ku pash dëmet e shkaktuara nga tërmeti dhe u takova me ata që u prekën nga ky tërmet. Unë jam me zemrër të mbushur dhe mirësi nga njerëzit atje, si dhe me të gjithë që kanë dhuruar nga e mbarë bota. NUK MUND T’JU FALËNDEROJMË MJAFTUESHËM. Ne kemi përzgjedhur dy shtëpi të dëmtuara nga tërmeti për t’i rindërtuar, si fillim. Ju lutemi vazhdoni të përhapni vetëdijen për këtë tragjedi dhe ndihmën që i duhet Shqipërisë. E dua vendin tim Te Dua Shqiperi”, shkroi Bebe Rexha pas largimit nga Shqipëria.

Artistë të shumtë vlerësuan lartë Bebe Rexhën, ndërsa së fundmi edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e ka falenderuar atë për gjithçka ka bërë.
“Faleminderit Bebe. Të falënderojmë nga zemra”, janë fjalët e Vlora Çitakut.

MUND TË JU PËLQEJNË