Arjola Demiri me talentin e saj krijoi një karrierë të suksesshme në fushën e aktrimit.

Aktorja ka fituar famën dhe simpatinë e publikut në rolet e saj të shumta, mirëpo më i dashuri mbetet akoma roli i “Xhbanës” në serialin vendor “O sa mirë”, shkruan “Kosovarja”.

Por, aktrimi nuk është i vetmi profesion me të cilin njihet aktorja, ajo dikur ishte “Miss Tropoja”, një vajzë e bukur që mahniti të gjithë.

Ndërkohë sa i përket jetës private Arjola u martua herët dhe tani është nënë e tre fëmijëve.

Megjithatë në këtë pikë nuk i eci edhe mbarë, pasi u divorcua duke mbetur kujdestare e tre fëmijëve.

Ajo vazhdoj jetën, dhe tani sukseset nuk po i ndalen. Veç karrierës Arjola merr vëmednje me fotografitë e saj plotë elegancë, duke iu bërë konkurencë vajzave të reja.

Sot ai publikoi një fotografi me djalin e saj, i cili tashmë është rritur e për të cilin ka disa fjalë. Ajo thotë se secila nënë ndihet krenare për djalin e saj.

“Një nënë është gjithmonë krenare për djalin e saj … Jo sepse ka arritur diçka, por sepse është bërë djali i saj”, shkruan aktorja./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË