24 persona vetëm gjatë vitit të kaluar ia kanë marrë jetën vetes. Numër i lartë ishte edhe i atyre që tentuan ta bëjnë të njëjtën gjë. 74 persona sipas Policisë së Kosovë kanë tentuar të vetëvriten. Ky fenomen po shihet shqetësues nga sociologët dhe nga psikologët në vend, shkruan gazeta “Zëri”.

Numri i vetëvrasjeve në vend po mbetet ende fenomen shqetësues në shoqërinë tonë. Pasojat e luftës që ende janë të pranishme në jetën e shumicës së njerëzve, shkalla e lartë e depresionit e shkaqe të ngjashme me këto po vlerësohet se janë shtytësit kyçë drejt këtij fenomeni fatkeq.

Dëshpërimi, sëmundja, vdekja e një personi të dashur, faji, si dhe papunësia janë disa nga arsyet, që sipas psikologëve çojnë deri te vetëvrasja e një individi. Sipas statistikave nga drejtoritë rajonale të Policisë së Kosovës, për vitin 2019 janë evidentuar gjithsej 24 vetëvrasje, si dhe 76 tentim vetëvrasje.

MUND TË JU PËLQEJNË