Modelja e njohur Arbenita Ismajli është prekur shumë nga rasti i djeshëm pasi që iu publikua video duke u puthur me ish të dashurin e saj.

Reagimet nga ana e saj ishin të njëpasnjëshme, por as mashkulli i cili ishte në video nuk la pa reaguar, duke thënë se llogaria e tij në snapchat ishte hackuar, shkruan “Kosovarja”.

E këtij të fundit, Arbenia nuk ia zuri besën, me një postim të fundit në instastory ku Arbenita sqarohet për punën e videos fajin ia hedh djaloshit për videon, duke i thënë se e ka bërë për famë, ndonëse edhe për të ndikuar në prishjen e raporteve të Feros dhe Arbenitës.

 

Mes tjerash Arbenita i drejtohet Kened Tahirit se : Unë e dua të dashurin tim dhe këto gjëra të kota nuk do na ndajnë kurrë. Ne nuk jemi ndarë asnjëherë veç duam ta mbajmë lidhjen tonë sekrete.

Po ashtu modelja tha se është normale të ndodhin këto gjëra në pubertet që më vonë qeshesh me to, duke arsyetuar këtë video e cila ka ndodhur para 4 viteve./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË