Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në magjistralen Mitrovicë-Pejë, ku kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Një veturë civile është përplasur rëndë me një autobus, ku disa persona kanë marrë lëndime trupore.Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, në një përgjigje , ka thënë se ekipet e nevojshme kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e kanë trajtuar këtë ngjarje.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 15:22 në magjistralen Mitrovicë- Peje afër vendit Përroi i keq , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture civile, me targa vendore. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 6 persona . Njësitet relevante janë ne vend te ngjarjes”, ka thënë Kelani.Gazeta Blic, do ju mbajë të informuar për këtë ngjarje./Gazeta Blic/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË