Bënë mrekulli në flokët e klienteve të saj, një pjesë e mirë e të cilave janë emrat më të njohur të muzikës në vend, lipstick-u i saj i personalizuar është shitur në kohë rekorde dhe tani po vjen edhe me një risi e jashtëzakonshme.

Ajkune Ahmetaj është e para shqiptare që do ta ketë ngjyrën e saj të flokëve, e cila do të lansohet së shpejti.

Ky produkt do të jetë i një cilësie të lartë dhe në këtë projekt Ajkunja ka punuar prej shumë kohësh. Ajo, është rezervuar të flasë publikisht për këtë gjë, pasi lansimi i brendit “Ajkune Diamant’s Color”, ishte një nismë me gjithë mend e madhe.

Ky produkt do të jetë i një cilësie botërore, madje është i patentuar e mund të shitet në tregun ndërkombëtar.

“Kjo ka qenë një ëndërr e imja që u bë realitet. Janë 50 nuanca që i propozoj dhe të cilat jam e bindur që do t’u pëlqejnë shumë femrave. Duhet të them që brenda ngjyrave nuk ka kimikate, që i bije se do të ruhet në maksimum floku i përdorueseve. Për ti krijuar ngjyrat dhe nuancat siç kam dashur unë, i kam mbledhur ekspertet më të mëdhenj në botë të këtij profili”, thotë Ajkuna, që tashmë është e para shqiptare që do ta ketë linjen e saj të ngjyrave për flokë.

Kur do të lansohen ngjyra e parë e flokëve e krijuar nga një shqiptare, pritet për tu parë.

MUND TË JU PËLQEJNË