I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur për gjendjen aktuale dhe masave që duhet të ndërmerren pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus.

Ahmeti përmes një statusi në Facebook ka thënë se nuk ka mungesë të produkteve dhe se masat që janë ndërmarr për shëndetin publik janë me vend.Ai tutje tha se duhet të mendohet për pezullimin e kredive për periudhën e restriksioneve e deri të ndihmat bazike për më të rrezikuarit.

Statusi i tij i plotë:
Ditët e para do ta kuptojmë se nuk është shumë vështirë me qëndru në shtëpi dhe me ju shmang vendeve me shumë njerëz dhe shprehisë me dal pa arsye.

Po ashtu do ta kuptojmë se nuk ka mungesë të produkteve.Masat për shëndetin publik janë të drejta dhe me vend. Qeveria vetëm duhet të shtojë që kapacitetet profesionale e teknike të institucioneve private të shëndetësisë duhet të jenë në dispozicion të shtetit.

Tani është koha që dikasteret përkatëse bashkë me shoqatat ekonomike të mendojnë për masat ekonomike. Restriksionet që i kemi vendos si shtet kanë efekt në biznese, dhe rrjedhimisht kanë efekt tek punëtorët.

Bizneset pa të hyra munden mos me pagu paga, e punëtorët që çdo muaj mezi e kalojnë muajin do të ballafaqohen me vështirësi shumë të mëdha.Duhet të mendohet për pezullimin e kredive për periudhën e restriksioneve e deri të ndihmat bazike për më të rrezikuarit.
Shëndet për të gjithë ne, e së bashku do të ja dalim!

MUND TË JU PËLQEJNË