Agnesa Vuthaj është emri që asnjëherë nuk u harruar nga mediat dhe faqet rozë.

Kjo për shkak të bukurisë dhe sharmit që gëzon, e që për qudi me kalimin e kohës iu është shtuar edhe më shumë, shkruan Kosovarja.

Thjeshtësia, modestia, e pozitiviteti i saj e kanë bërë gjithmonë të jetë e dashur dhe e pëlqyer tek publiku.

Po, ish missi kosovar e ka ditur që nga fillimi punën e famës se si duhet ta drejtojë dhe ta mbajë gjithmonë në duar.

Për këtë shkak secili nga publiku e kujton çdo herë dhe e do pranë pasarelave dhe sfilatave të modës.

Kjo punë gjithnjë iu është besuar, sepse e ka bërë me shumë përkushtim dhe angazhim.

Njëkohësisht ajo veten e saj asnjëherë nuk e lë anash, pasi kujdeset që të duket gjithmonë e bukur dhe me stil.

Këtë po e dëshmojnë edhe fotografitë e njëpasnjëshme që po sjell. E për imazhin e radhës ajo kishte zgjedhur një fustan që të vesh, i tëri në të zezë por që e bënte të dukej si princeshë.

/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË