Agnesa Vuthaj konsiderohet ndër femrat më të bukura shqiptare, tërheqëse dhe tepër e këndshme.

Bukuria e saj është e asaj natyre që çdo ditë ripërtërihet, duke ia shtuar hijeshinë edhe më tepër, shkruan “Kosovarja”.

Pavarësisht famës së saj, Agnesën rrallë e kemi parë të shfaqet provokative apo me veshje joshëse.

Ajo është munduar që me natyralitetin e saj të marrë vëmendje të madhe, gjë të cilën e ka arritur gjithmonë.

Agnesa reflekton çdoherë pozitivitet dhe sharm përmes imazheve të ndryshme që publikon në rrjetet sociale.

Bukuroshja sot vjen me një stil krejt ndryshe siç nuk shihet shpesh. Maskimi me kapelë e syzë e bën vështirë të dallueshme se është ajo.

“Dukja ime për ditën e martë”, ka shkruar Agnesa krahas këtij imazhi./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË