Vazhdon të cilësohet si më e bukura e trojeve shqiptare dhe emri i saj të mos harrohet asnjëherë.

Është kjo modelja e njohur shqiptare Agnesa Vuthaj, e cila plotëson të gjitha kriteret e një femre me shumë virtyte, shkruan Kosovarja.

Se është modeli më i mirë për gjeneratat e ardhshme kjo nuk do diskutim, pasi është e veçantë dhe ende më e freskët që nga koha që iu dhurua epiteti i Missit.

Agnesa ende kujtohet për paraqitjet e saj të magjishme, ku çdo herë ka goditur skenën sa herë është shfaqur dhe ka prezantuar ndonjë gjë.

Me këtë ritëm vazhdon edhe sot, dhe është e njëjta në këtë aspekt pasi nuk ka ndryshuar aspak, ëndrra dhe dëshira e së cilës janë rritur ende më shumë për të befasur fansat e saj.

Për këtë janë imazhet dhe fotosesionet e njëpasnëjshme që sjell, e që me këtë të fundit vërtetë se lë pa fjalë se si është shfaqur.

Kaq artistike dhe të bukur kishte kohë që nuk e kishim parë Agnesën. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË